Flori Mumajesi debat me Sabri Fejzullahun për klikimet

Një debat në distancë për klikimet ka nisur mes Flori Mumajesit dhe Sabri Fejzullahut. I ftuar në emisionin “Gjesi”, Sabriu foli për blerjen e klikimeve dhe mori shembull Flori Mumajesin. Sipas tij për një ditë Flori merr 3 milion klikime.

“Pas kësaj deklarate të Sabriut, Flori reagoi duke postuar videon ku këngëtari flet për këtë pjesë dhe shkruante: “Ncncncnc pse be axha Sabri kapesh me mu? Edhe po ti kem ble s’ti kam marr ty paret! pse be po mërzitesh kaq shumë? Pash mu mo be! Flori dhe kur tjerët kanë honger m.. i ka lon me u ngi mirë se nuk kam qenë, nuk jam e as kam me qenë najherë unë shembulli për blerje klikimesh!!! Kerkujt si futem n’xhep e n’jetën e vet. Kur i bëjnë vet shumë klikime nuk nihen vec fërkojnë gjoksin kishe jonë artista t’mdhej, kur nuk i bojnë vet e i bojnë tjeret merren me llafe të grave”.

Pas postimit të Florit, Sabri Fejzullahu nuk ka reaguar më.