UEFA nis hetimet ndaj Neymar JR

Neymar Jr përfundon në orbitën e UEFA-s.

Ndryshe nga herët e tjera, ku braziliani është ftuar nga organi më i lartë i futbollit Europian, këtë herë, ylli i PSG-së rrezikon një dënim shembullor.

Shkak është bërë statusi tij në rrjetet sociale, teksa akuzoi trupën e gjyqtarëve të takimit mes Manchester United dhe PSG-së, e vlefshme për fazën e 1/8-ave të UEFA Champions League.

27 vjeçari akuzoi gjyqtarin Damir Skomina si të paaftë. Rasti do të trajtohet nga Enti për Kontrollin, Etikën dhe Disiplinën UEFA me datën e seancës ende nuk është konfirmuar.