Panucci e la jashtë, mediat italiane zbulojnë arsyen e mungesës së Strakoshës

Përjashtimi i Thomas Strakoshës ka bërë një bujë të madhe në mediat italiane. Të shumtë kanë qënë portalet të cilat kanë komentuar në mënyra të ndryshme lënien në shtëpi të portierit të Lazios.

Strakosha nuk do të jetë në dispozicion të Christian Panuccit për dy takimet e para eliminatore të Euro2020, ndaj Turqisë dhe Andorës. Thomas nuk arriti dot që të kapte avionin për shkak të trafikut në kryeqytetit italian, Romë. Por kjo vonesë nuk është toleruar nga Panucci, pavarësisht se gardiani kërkoi një mundësi të dytë.

Mes komenteve që po qarkullojnë në mediat italiane është edhe shkaku që skuadra e Strakoshës, Lazio fitoi derbin kundër Romës, ish-skuadra e Panuccit. Sigurisht që mund të jetë pak i kuptueshëm ky vendim. Panucci e ka vuajtur humbjen 3-0 kundër bardhekaltërve. E gjitha kjo ka të bëj edhe në kuadrin e shakasë, edhe pse Panucci njihet si tifoz i zjarrtë i skuadrës së Romës.