Paskal Milo-Ramës: Nëse je i sigurt për fitore, bujrum të shkojmë në zgjedhje

Kryetari i partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo i ka dërguar sot një mesazh kryeministri Edi Rama duke deklaruar në emisionin “Arena” se mazhoranca duhet të tolerojë në kushtet kur Shqipëria është futur në një krizë politike që duket pa rrugëzgjidhje.

Madje sipas tij nëse, Edi Rama dhe të vetët janë të sigurt se fitojnë, duhet të shkojnë në zgjedhje të parakohshme.

Unë nuk jam dakord ta mohojmë krizën. Unë jam dakord që mazhoranca duke qenë në pushtet duhet të tregojë tolerancë. Duhet të tregojë që nëse është e sigurt se i fiton zgjedhjet prapë, bujrum të shkojmë në zgjedhje. Nga ana tjetër unë po përsëris atë që e kam intuitën si politikan. Sa më shumë t’i lëmë pa i dhënë zgjidhje aq më shumë do rëndohet, aq më shumë do paguajnë Shqipëria dhe shqiptarët”, tha Milo.