Nuk mjafton “perla” e Goretzkës, Gjermania ndalet nga Serbia në miqësore (VIDEO)

Gjermania nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 ndaj Serbisë në miqësoren e luajtur në “Volkswagen Arena”. Skuadra e drejtuar nga Joachim Loë zhvilloi një lojë të bukur, veçanërisht në fraksionin e dytë, por nuk ishin të saktë në metrat e fundit.

Ndeshja nisi në malore për “pancerat” që  panë veten në disavantazh që në minutën e 12-të. Joviç shënoi golin e parë për kombëtaren e tij që në rastin e parë që ju dha brenda zonës. Serbia ju afrua sërish golit mekundrsulm, ndërkohë që Gjermani vuante jo pak në ndërtimin e aksioneve.

Në pjesën e dytë, “pancerat” futen me një ritëm tjetër, e ndikuar edhe nga hyrja në fushë e talentit Goretzka. Sulmuesi i Bayernit shënoi golin e barazimit në minutën e 69-të, me një goditje të fortë me të djathtën në hyrje të zonës. Portieri i Serbisë Dmitroviç më pas do të bëhet protagonist absolut duke shpëtuar disa herë kuadratin e portës së tij. Padyshim ai ishte më i miri në fushën e lojës për të dyja skuadrat, ndërkohë që Sane dhe talentet e tjerë të Gjermanisë zhvilluan një futboll argëtues. /R.Lika-Koha Jone/