Mediat ndërkombëtare jehonë deklaratave të Metës

Të gjithë mediat kryesore ndërkombëtare në Europë dhe SHBA i kanë bërë jehonë deklaratës së Presidentit Ilir Meta ku u bëri thirrje palëve për të gjetur zgjidhje për daljen nga kriza.
Gazeta prestigjioze “New York Times”, televizioni “Fox News”, “Washington Post”, si dhe shumica e agjencive të lajmeve kanë raportuar për zhvillimet në Shqipëri, duke pasqyruar qëndrimin e kreut të shtetit, Ilir Meta.