Ylli Dylgjeri, dëshmori i parë i Zuckerberg në Shqipëri

Nga Andi Bejtja 
Dikush mund të mendojë se po të mos kishte Facebook Ylli Dylgjeri nuk do ishte pushuar nga puna… Zyrtarisht Dylgjeri eshte dëshmori i parë i Facebook në Shqipëri. Në shekullin 21 nuk e mendoja kurrë që administrata e një vendi do ishte aq e pakujdesshme sa ta pushonte një nënpunës të saj duke i renditur grimcat satirike në Facebook…Por dhe të mos kishte Facebook të jeni të sigurtë Dylgjeri me mentalitetin e kësaj qeverie do te pushohej nga puna: se do e gjente një mënyrë për tu tallur, se është bërë për t’u tallur. Kshu ka bërë Dylgjeri me çdo qeveri që është bërë për t’u tallur: ka bëre kështu në ’91- ‘92: ka bërë kështu në ‘97 edhe pse te “Koha Jonë merej me reklamë dhe Jo me shkrime: ka bërë me Nanon në tavolinë edhe pse punonte për të.,.Jam i bindur qe Ylli do vazhdojë të jetë i njëjti, nuk mund të ndryshojë 50 e kusur: e marr me mend dhe hapin tjetër, do ankohet te Portali Shqipëria që duam për të vërtetuar edhe njëherë se nuk është thjesht zyrtarisht dëshmori i parë i Facebook, por fatkeqësisht për ne dhe demokracine tonë, shumë e shumë më shumë se një dëshmor i Zuckerberg.

Qeveria rikthen censurën, shkarkon Ylli Dylgjerin për postimet në Facebook