Shkarkimi i Dylgjerit, Vasili: Rikthehet neni i agjitacion propagandës

Përfaqësuesi i LSI, Petrit Vasili ka reaguar për shkarkimin nga qeveria të Ylli Dylgjerit për shkak të postimeve humoristike në rrjet sociale kundër zv/ministrit Gent Cakaj.

Duke e cilësuar si një akt skandaloz, Vasili shprehet se i vetmi ligj që është zbatuar në këtë rast është i agjitacion propagandës, së kohës së komunizmit.

“Ylli Dylgjerin e largojne nga puna se ministri i jashtem bedel i Edi Rames eshte dhogë dhe nuk ja shkrep hiç as te flase tre vargje te Naim Frasherit.

Kryeministri i kërkoi policise te hidhte uniformen dhe te bente vota per rilindjen dhe i futi nje falje ne facebook dhe ja hodhi. Ndersa Ylli Dylgjeri denohet se shkruan ne facebookun personal per qejf te vet dhe te miqve te vet.

Faqe zeze e faqezinjve. Cfare lengaraqesh. Këta s’kane ligj te Sherbimit Civil fare,keta kane nenin e Agjitacionit dhe Propagandes dhe ligjin e Internim Debimeve”,- shkruan Petrit Vasili.

Qeveria rikthen censurën, shkarkon Ylli Dylgjerin për postimet në Facebook