Sherr te Milani gjatë derbit, tensionohet situata në ekip

Momente tensioni u regjistruan në derbin mes Milanit dhe Interit.

Në minutën e 69-të, pas zëvendësimit nga trajneri Gatuzo, mesfushori kuqezi Frank Kessie nuk është përmbajtur duke u kapur me shokun e skuadrës Lukas Biglia, i cili ndodhej në stol.

Duhej ndërhyrja e stafit teknik për të qetësuar situatën, me Keisin që shkon në dhomat e zhveshjes.

Lojtës Videosh