Kastrioti shokon Tiranën në Krujë, Laçi “paqe” me Flamurtarin (VIDEO)

Kastrioti i ka dhënë një goditje të rëndë shpresave të Tiranës për të arritur një vend në zonën europiane, pasi e ka mundur minimalisht 1-0 në stadiumin “Redi Maloku’.

Ndeshja u vendos në minutën e 27të, teksa Kastrioti fitoi një penallti. Maveje në tentativë për të pastruar zonën bën ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit. Marku u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Tirana është më agresive në pjesën e dytë, ndërsa Kastrioti mbrohet mjaft mirë deri në fundin e ndeshjes, duke marrë 3 pikë të çmuara për mbijetesën. Krutanët mbajnë vendin e parafundit në renditje me 25 pikë, vetëm një më pak se Luftëtari që është në vendin e fundit që i shmange rënies, ndërkohë që Tirana është pak më lart me 29 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Laci nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Flamurtarit duke ruajtur pozitat e tyre në tabelën e renditjes. /Koha Jone/