Ministri Lleshaj reagon për protestën e opozitës

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas protestës së opozitës ditën e sotme. Në një postim në Twitter ai shkruan se ndjen keqardhje për opozitën, dhe respekt për atë që e cilësoi përgjegjshmëri e profesionalizëm të Policisë së Shtetit.

Ai shton më tej se, sipas tij Policia e shtetit u vu në shënjestër “të dhunës së verbër që mësynte ndaj Kuvendit të Shqipërisë”.

Edhe sot Policia e Shtetit u vu në shënjestër të dhunës së verbër që mësynte ndaj Kuvendit të Shqipërisë. Keqardhje për degradimin e opozitës parlamentare në gjendje parapolitike dhe respekt për përgjegjshmërinë e profesionalizimin e Policisë së Shtetit”, shkruan Lleshaj.

protesta4