Garda dhe forcat speciale blindojnë kryeministrinë

Mbeshtetes te opozites, gjate nje proteste te organizuar nga Partia Demokratike para godines se Kryeministrise, ku eshte kerkuar dorheqja e qeverise dhe ngritja e nje qeverie teknike, per ta cuar vendin ne zgjedhje te lira dhe te ndershme./r/n/r/nOpposition supporters, during a protest organized by the Democratic Party in front of the Prime Minister's Office, where is asked the resignation of the government and the establishment of a technical government to bring the country to free and fair elections.

Nga frika e protestës së ditës së shtunë që sonte kryeministia është kthyer në zonë banese për forcat e Gardës, zjarrfikëset dhe forcat speciale. Ata, sipas informacionëve sekrete, janë strehuar që sonte nëpër koridore, ku zyrat janë mbushur me bomba gazi lotësjellës, me armë si dhe dy zjarrfikëse janë stacionuar brenda oborrit të kryeministrisë. Ndërkohë kati parë do jetë plot me forca speciale.

Por me sa duket kanë harruar Kryesinë e Parlamentit e cila ndodhet përballë. Mundet që inati popullor ndaj një parlamenti monist të shperthejë pikërisht mbi godinën në fjalë.