Kompanitë ndërtuese më të “fuqishme”/ Të dhënat zyrtare: Qarkullojnë 80.4 miliardë lekë në vit

7 kompani të ndërtimit janë pjesë e listës së 50 kompanive me xhiron më të lartë në vend,  ku qarkullojnë në total rreth 80.4 miliardë lekë. Por cilat janë kompanitë më të fuqishme në vend në sektorin ndërtues? Referuar të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, e para renditet kompani shqiptare  Spiecapag Transadriatica me një xhiro vjetore për 2018-ën prej 27.5 mld lekë,  e ndjekur nga dy kompanitë me pronësi të huaj Limak Insaat Sanayime 12,8 mld lekë dhe Joint Venture Renco Terna 12.6 mld lekë.

Lista ndiqet nga tre bizneset e njohura shqiptare që kanë ndërtuar një sërë veprash publike në Shqipëri, si Alb Star  me 8.3 mld lekë xhiro vjetore, Gjoka Konstruksion me 6.6 mld lekë dhe Gener 2 me 6.5 miliardë lekë.  Ndërkohë, e fundit renditet kompania e huaj Antea Cement, që qarkullon 6.1 mld lekë në vit.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, numri i lejeve të ndërtimit për vitin 2018 shënoi nivelin më të lartë për gjashtë vitet e fundit, ku u miratuan afro 1200 leje ndërtimi, në rritje me 46% krahasuar me vitin 2017. Vlera e përafërt e lejeve të miratuara ishte 59 miliardë lekë, edhe kjo shifër rekord për gjashtë vitet e fundit dhe 20% më e lartë krahasuar me vitin 2016.

Kompanitë e ndërtimit me xhiron më të lartë

Spiecapag Transadriatica 27.5 mld lekë

Limak Insaat Sanayime 12.8 mld lekë

Joint Venture Renco Terna12.6 mld lekë

Alb-Star 8.3 mld lekë

Gjoka Konstruksion 6.6 mld lekë

Gener 2  6.5 mld lekë

Antea Cement 6.1 mld lekë

/SCAN