Koço Kokëdhima: Fundi i Ramës është çështje kohe

Ish-miku më i afërt i kryeministri dhe kreu i Lëvizjes politike Zgjidhja, Koço Kokëdhima thotë se fundi i Edi Ramës është çështje kohe. Në një analizë të zhvillimeve politike, Kokëdhima ndalet në takimin e djeshëm të PS me 25 parti aleate. Duke e cilësuar si një skandal faktin që Edi Rama ka arritur që kërkon mbështetje nga pati që nuk ekzistojnë, Kokëdhima thotë se ky është realisht dhe fundi politikë i Kryeministrit.

“Edi Rama e ka kuptuar se fundi i tij politik është çështje kohe. Tani nuk e zë më me gojë fjalën “Rilindje” dhe bërtet me të madhe “Partia Socialiste”. Përpiqet të shfrytëzojë kockat e fundit që kanë mbetur nga ajo pasuri kombëtare të cilën e shkatërroi në mënyrën më kriminale. Timoni qeverisës që mori duke mashtruar të majtë, të djathtë e pa parti dhe duke blerë vota në bashkëpunim me krimin e organizuar, i është thyer. Prandaj dje mblodhi “frontin e majtë” me partitë aleate fantazma. Kjo është e turpshme dhe tallëse. Vuri në rresht 25 sigla partish që nuk ekzistojnë, pasi, i shtypën, i blenë, i përdorën, i gënjyen, i poshtëruan, i korruptuan, i vodhën, i shkrinë dhe i zhbënë që në lindje këto pseudoparti”,- shkruan Kokëdhima.

Kreu i Zgjidhja thotë se tashmë Edi Rama nuk përfaqëson më as të majtën dhe asnjë lëvizje, politike, por vetëm krimin e organizuar. “Edi Rama nuk përfaqëson as të Majtën dhe as Qendrën. Lëvizja e tij me “frontin” e 25 partive të majta është një përpëlitje mashtruese e një kryeministri që më së miri përfaqëson krimin e organizuar, korrupsionin, monopolet si dhe pjesën më të errët të horrave që bëjnë biznes me paratë e buxhetit të shtetit”,- shprehet Koço Kokëdhima.

Njeriu që e ka mbështetur më shumë se kushdo politikisht dhe mediatikisht Edi Ramën, sot arrin në përfundimin se kryeministri ka mbetur vetëm dhe pa asnjë aleat serioz. “Një gjë është e sigurtë: Rama ka mbetur lakuriq dhe i vetëm. Ai ka përjashtuar qytetarin nga pjesëmarrja në qeverisje, ka përvetësuar Shqipërinë dhe të mirat e saj, ka mohuar të drejtat e inteligjencës, shoqërisë civile dhe kundërshtarëve politikë, ka uzurpuar e shkatërruar shtetin dhe institucionet, liritë politike, ekonomike e njerëzore, ka dëbuar nga atdheu rininë dhe forcat aktive, po vjedh ditë e natë buxhetin dhe pasuritë e popullit, ka marrë peng të sotmen dhe të ardhmen e vendit. Koalicionin me parti fantazma do ta përdorë si “gjethe”. Nuk ka gjë që ta mbulojë. Është i turpshëm dhe i neveritshëm!”,- shprehet Koço Kokëdhima.