Edmond Panariti: LSI jo pjesë e një Parlamenti të shndërruar në zyrë noteriale të qeverisë

Intervista e ish-deputetit të LSI-së, Edmond Panariti për Report Tv

Kemi një shkresë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila është bërë publike pak minuta më parë, ku ky subjekt politik në kuadër dhe të mbledhjes së zhvilluar nga Këshilli Drejtues Kombëtar ka vendosur djegien e mandateve të deputetëve, theksi vihet tek emrat të cilët mund të marrin një mandat, pas dorëzimit nga deputetët, çfarë ka të re ky njoftim sepse gati, gati duket si një përsëritje e asaj që është thënë edhe më herët.

Kjo është vënie në dijeni të të gjithë atyre strukturave të cilët po merren procedurialist me nxitim me zëvendësimin  e mandateve të LSI-së në Parlament dhe i vihet në dijeni një vendim i cili është i datës 22 shkurt, ku është vendosur në mënyrë unanime tërheqja e mandatit të deputetëve.

Ky ishte një akt ekstrem, por që është marrë në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të justifikuar nga LSI-së në një Parlament i cili është kthyer në një zyrë noteriale e qeverisë, qeveria të mos përgatisë më projekt-ligje, por të përgatisë ligje sepse Parlamentit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të vulosë dhe firmosë ligjet e qeverisë. Ne nuk kishim rrugë tjetër sepse siç e dini në atë Parlament kanë kaluar ligje antikushtetuese.  Sistemi zgjedhor është një sistem që voton partitë dhe listat e kandidatëve, pra praktikisht votuesit tanë kanë votuar partinë, programin e saj politik edhe qëndrimin e kësaj force politike.

LSI-ja, deri tani është prezantuar si një subjekt politik kompakt, pse kaq shumërrjedhje, pse kaq shumë eksponentë të LSI-së po pranojnë mandatin, ka të bëjë kjo me një direktivë që vjen nga faktori ndërkombëtar që ka qenë prezent dhe ka dhënë mesazhe të qarta apo një lloj pakënaqësie, qëështë gatuar më herët në radhët e LSI-së nga këta individë, e keni bërë një analizë të kësaj situate, çfarë i shtyn këta ekspononetë që ta pranojnë mandatin…

Unë mendoj që kjo nuk ka të bëjë me ndikimin ndërkombëtar apo kombëtar, çdo anëtarë i LSI-së që ka pranuar programin, statutin dhe është pjesë e një diskutimi të gjerë, pranon programin e saj politik, qëndrimet e saj politike. Kur vendos të mos jesh më pjesë e këtij programi është më mirë të japësh dorëheqjen. Nuk është se ne dolëm nga Parlamenti, por ne na u pamundësua pjesëmarrja në Parlament dhe prandaj shkuam dhe në këtë veprim ekstrem, për arsye se ne nuk mund të ishim fasadë e një parlamenti që as nuk të begeniste dhe as të llogariste. Në një opozitë e cila kishte të mbyllur hapësirat e komunikimit në Parlament, hapësirat e propozimit të amendimeve, propozimit të projektligjeve dhe dhunoheshin me forcën e kartonit dhe aq më tepër detyroheshe që të ishe fasade edhe veprimeve anti-kushtetuese sigurisht nuk mund të ishe më pjesë e atij parlamenti është vërtetë një situata e paprecedentë por ne ndodhemi në një situatë të paprecedentë, kur praktikisht legjitimohet me forcën e kartonit edhe kalimi i ligjeve qartazi ne fyerjen të kushtetutës së vendit, sigurisht ne nuk mund ta lejojmë këtë dhe për sa kohë nuk na krijohej mundësia që luftën  ta zhvillonim në Parlament, debatin ta zhvillonim në Parlament, sigurisht u detyruam ta linim parlamentin .

Gjithë këto lloj situata keni lançuar kur them që keni lançuar po i referohem gjithë opozitës së bashkuar, atë që cilësohet si protestë e madhe ajo e datës 16 ,e shtuna po vjen në orën 11,zoti Basha nga ana tjetër ne kemi parë ka bërë thirrje nëpër rrethe dhe Lëvizja Socialiste për Integrim besoj punon për këtë, çfarë do të presin Shqiptarët më datë 16?

Shqiptarët duhet të kuptojnë qe praktikisht ne tashmë kemi të instaluar një sistem autokratik, pra kemi partinë shtet, një situatë qe shqiptarët e përmbysën me votë në vitet 90,e pëmbysen me revolucionin studentor, dhe pastaj me mekanizmat e votës, ku praktikisht krijuan një shoqëri pluraliste dhe ne jemi praktikisht.

E njëjta situatë është, ke partinë shtet e cila praktikisht po operon edhe me një opozitë fasadë e cila po a kaparon vota, se përmende vota prisni të shikoni rezultatet e dosjes 339 për të parë edhe sesi ka shkuar puna e votës, prisni kur të hapen natyrisht dosjet e dhunimit haptas të vullnetit të votuesve në zgjedhjet lokale që i paraprinë zgjedhjeve te vitit 2017 dhe pastaj në zgjedhjet e vitit 2017,pra ka një arsye thelbësore pse ne vendosëm për të bërë një hap ekstrem.

A ju përfshin edhe ju në blerjen e votës zoti Panariti?

Le ta shikojmë dosjen praktikisht të hapen dosjet, mua nuk më rezulton absolutisht që përfaqësues  të Lëvizjes Socialiste për Integrim në të gjitha nivelet të jenë përfshirë në proces, por me gjithë atë është një dosje, është dosja 339 është dosja 187,praktikisht ato dosje duhen bërë publike, publiku ka nevojë të dijë se çfarë ka ndodhur realisht ne dosjen.

Nga kush të presim që të bëhen publike?

Nga prokuroria, ato dosje tashme kanë dalë nga zëri i Amerikës, i nxori një pjesë të përmbajtjes së dosjeve dhe praktikisht është e detyruar që ato dosje të ndahen me publikun, nga OSBE-ja kemi pasur prononcim që praktikisht 20% e rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve të 2017 ka qenë i deformuar,20 % domethënë ti japësh pushtetin në tavolinë, prandaj le ti shikojmë përgjegjshmëri këto punë, ne nuk mund të futemi në një proces zgjedhor i cili është i anatimuar dhe i kompromentuar rëndë nga mekanizmi i shitblerjes së votës.

Do ketë dhunë të shtunën në datë 16?

Ne e kemi dekurajuar, shiko ne nuk do shkojmë aty të buzëqeshur as me tufa me lule, është normale njerëzit do të shkojnë atje të protestojnë dhe sigurisht që nëse protestuesit do të provokohen nga policia natyrisht që irritimi i tyre do të jetë i justifikuar, por ne i kemi bërë apel protestuesve që të protestojnë në mënyrë demokratike që të ndalojmë këtë Parlament të bëjë këtë teatër fals dhe absurd që ka kohë që po e luan, por që tani po e luan tërësisht vetëm.

Ndërkohë si asnjëherë më para kemi një subjekt politik ose një opozitë e cila nuk merr mbështetje nga ndërkombëtarët, rrezikon e ardhmja e këtyre subjekteve politike, tek besueshmëria që do të keni në numra, në njerëz, nëelektoratine ardhshëm, në protestuesit e ditës së shtunë të cilët do ju mbështesni?

E para e punës, unë nuk e pranoj që ne jemi të margjinalizuar nga ndërkombëtarët, absolutisht, po ta shikosh me kujdes, ne jemi për Republikën Parlamentare, ne jemi për parlamentin si institucion ku zhvillohet debati, por ne nuk jemi për farsa, farsat janë shumë të rrezikshme, sepse ato krijojnë rrugën për instalimin e diktaturës dhe të autokracisë. Mandati është dorëzuar nga pamundësia për ta ushtruar mandatin, unë kam përgjegjësi për votuesit e mi dhe prandaj ne nuk mund të lejojmë një farsë të tillë dhe pavarësisht e ka qenë një vendim shumë i dhimbshëm, shumë i vështirë, një veprim të cilin në e ndërmorëm sepse nuk kishim asnjë lloj alternative tjetër, e vendosën opozitën me shpatulla për muri.

Çfarë ndikimi do të ketë kjo në ekonomi sepse jemi pranë sezonit turistik që gjenoeron të ardhura, kemi pamje të cilat po bëjnë xhiro në mediat e huaja dhe japin një imazh jo të mirë të protestave të dhunshme, të cilat me apo pa të drejtë, janë protesta që sjellin efektin zinxhir tek investitorët e huaj. Ju e njihni mirë ekonominë, e parë në një sy realist, çfarë pasojash do të ketë nëse kjo situatë vazhdon kështu, politika nuk gjen gjuhën me Parlamentin, zhvillime të tjera, çfarë e pret ekonominë, ka rrezik për një lloj kolapsi?

Sigurisht kjo situatë nuk është pozitive për ekonominë, por unë nuk mendoj se ekonomia do të vuajë pasojat e këtij ngërçi që po ndodh në Parlament apo në politikën shqiptare, ekonomia shqiptare po vuan pasojat e politikave të gabuara në orientimin dhe zhvillimin e saj.

Fermerët e Lushnjës derdhën qumështin për arsye sepse praktikisht është e pamundur për ta që të qëndrojnë në treg sepse rimbursimi nga 20% u reduktua në 6%. Qumështi del tani me 14% kosto më të lartë dhe për rrjedhojë kjo kosto i shtohet fermerëve që detyrohen ta shesin qumështin tashmë shumë më lirë dhe të pa justifikuar nga kostot që duan të mbulojnë dhe kjo sjell falimentimin e fermerit. Statistikat e INSTAT nxjerrin se për herë të parë numri i krerëve në Shqipëri ka rënie drastike. Fermerët nuk janë më të interesuar për të mbajtur bagëti sepse nuk janë konkurrues në treg. Por në një faliment të tillë do të shkojnë dhe fabrikat e qumështit, të cilat janë të interesuar të blenë qumështin nga fermeri sepse dhe fermeri nuk është më i interesuar të shesë qumështin. Dhe fabrikat do të kthehen në fabrika fasonerie që do të marrin qumësht importi dhe qumësht pluhur.

Në rast se ne nuk do të ndalojmë këtë çmenduri që rimbusim i fermerëve i pikave të rimbursimit nga 20% shkon në 6%, ndërkohë që dhe subvencioni i blegtorisë është inegzistent dhe nuk aplikohet asnjë politikë mbrojtëse.

Kjo nuk është histori, kemi vënë theksin tek bujqësia, sa e rëndësishme është dhe si do t’i qëndrojmë pranë fermerëve dhe gjithçka mbetet në kuadër deklarative, politike.

Kjo situatë ka marrë pikiatën për arsye, unë po ju them se kam qenë 4 vite Ministër dhe faktet janë atje, mund të shkoni t’i shikoni tek INSTANTI, e mora bilancin me 1.5 dhe e dorëzova me 3.4. Në atë mënyre duke kapur prodhuesin, duke kapur eksportuesin, duke shkuar vetë personalisht në dogana për të hequr barrierat. Ky për mua është sektori kryesor i ekonomisë shqiptare sepse është i vetmi sektor është i vetmi që atë që e prodhon e eksporton dhe ky sektor është faktori kryesor i largimit të njerëzve sepse fermerët nuk kanë interes të mbajnë parcelën, nuk kanë interes të mbajnë serën e tyre përballë mungesës së tregu dhe konkurrencës. Ky është vizion politik dhe kjo është diferenca që ne bëjmë pikërisht me ata të tjerët sepse fshatin e shikojnë si 100 fshatrat, dekor etj.  Fshati duhet të prodhojë dhe duhet të ketë infrastrukturë.

Ju si LSI dhe opozitë apo jepni një imazh tek investitorët e huaj prej protestave, sa duhet ta bëjë bashkë kjo politikën?

Unë nuk shikoj si më pasqyrojnë CNN apo mediat e tjera. Ka një situatë reale ku shqiptarët po polarizohen dhe ku 3% e njerëzve po kontrollojnë 70-%-80% të ekonomisë kombëtare dhe ne thjesht për të ruajtur fytyrën duhet të mbyllim sytë? Fuqia blerëse ka rënë shumë, me tezga në rrugë. Në çdo semafor janë 5-6-10 lypës, pra kjo situatë tregojnë që situata në Shqipëri po varfërohet dhe këtë ta thonë dhe statistikat e Bankës Botërore, 36% e popullsisë së Shqipërisë është e varfër. E dini sa është statistika e varfërisë në nivel global? Është 10%. Në rast se bota ka bërë një hap të madh në eliminimin e varfërisë ka qenë 70% tani është 10% dhe ti e ke në nivel 36% dhe kjo sjell të jesh ndër vendet më të varfra në Europë dhe në botë.

Në rast se ne nuk do të bëjmë një shpërndarje të pasurisë kombëtare sepse varfëria është turp. Për mua duhet të jetë sfida ë çdo qeverie të ardhshme, zhdukja e varfërisë. Ne nuk duhet të jemi një garniturë thjesht për faktin që të bëjmë fytyrën e mriz, konstruktive sepse na shikon faktori ndërkombëtar, ne na votojnë qytetarët shqiptarë.