Protesta e mjekëve, Shehu: Më e gjerë se vetëm dhuna

Tritan Shehu nga radhët e PD e cilëson protestën e mjekëve shumë më të gjerë se kauzës ‘kundër dhunës fizike ndaj tyre’. Sipas Shehut, mjekët po protestojnë kundër sistemit shëndetësor, pagesave qesharake, kontrollit politik mbi ta e shumë problemeve të tjera që ndeshin çdo ditë.

Reagimi i plotë

Mjeket e personelit shendetesor protestojne gjeresisht kunder denigrimit, duke kerkuar ndryshime thelbësore. Protesta e atyre e zhvilluar sot, eshte shume me e gjere se vetem kunder dhunes fizike mbi ta!

Pa asnje dyshim ajo eshte kunder situates tragjike e pa asnje perspektive te sistemit tone shendetesor, financimit Afrikano Qendror te tij dhe pagesave qesharake, kontrollit politik ekstrem mbi ate, presionit te rende shteteror mbi personelin, kushteve te veshtira teknike, mungeses se mbeshtetjes per aktivitet shkencore, kualifikime, zhvillim profesional etj.

Eshte gjithashtu edhe kunder politikave, qe po e koncentrojne kete sherbim vetem ne Tirane, boshatisjes se institucioneve ne periferi, largimit prej qytetareve.

Eshte kunder neperkembjes se dinjitetit te mjekeve, infermiereve etj, kunder fajesimit te pa drejte te tyre per te gjitha ato probleme, gje qe ka krijuar nje histeri denigruese, si gjenerator edhe te ngjarjeve te fundit kriminale.