Luftëtari fiton me “përmbysje” ndaj Partizanit në çerekfinalen e parë të Kupës (VIDEO)

Partizani bën një surprizë të madhe në Kupën e Shqipërisë, pasi është mundur 2-1 nga Luftëtari në duelin e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Të kuqtë ishin dominues në pjesën e parë, teksa në minutën e 16-të, Rubin Hebaj i cili kaloi portierin, por u ndal në fund nga një mbrojtës. 3 minuta nga fundi i pjesës së parë, Bruno Telushi lëshon potente me të djathtën që shkon në shtyllë dhe më pas në fundin e rrjetës.

Në pjesën e dytë skuadra gjirokastrite përfiton të gjejë golin e barazimit me një goditje standarde që harkohet në zonë dhe topi i del Realdo Filit, i cili shënon nga pranë portës duke mposhtur portierin Hoxha. 9 minuta para fundit është Malaj që godet me kokë, por Ridvan Bakaj bëhet hero dhe pret gjuajtjen e tij.

Në minutën e fundit të kohës së rregullt është Hoxha që shfrytëzon më së miri një top të lënë para porte nga një goditje këndi dhe mposht portierin e Partizanit, i cili u bë protagonist me një pritje shpëtimtare.