Basha: Në ish-Bllok marrin më shumë ndihmë ekonomike se në Pakuqan

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka nisur një takim me qytetarët në Paskuqan, duke shkuar vetë për të folur me ta në bizneset e tyre modeste përgjatë rrugëve.

”Më kanë hequr ndihmën ekonomike. Jam e divorcuar me një fëmijë. Më kapë refuzuar ndihmën ekonomike. Shtëpinë e kam skandal. Të vish trë shohësh shtëpinë time se a e meritoj ndihmën apo jo me thanë se nuk plotësoj pikët sepse kam shkollën afër, kam ambulancën afër. I kam çuar letër kryeministrit se kam 6 muaj pa drita me fëmi të vogël sepse mi kanë prerë dhe nuk më ktheu fare përgjigje. Kam paguar taksa 30 mijë lek, ujë, drita”,-thotë një prej banoreve.

Basha tha se në ish-Bllok marrin më shumë ndihmë ekonomike se në Pakuqan. ”Në Bllok marrin më shumë ndihmë ekonomike se në Pakuqan. Kjo tregon se qeveria e ka humbur komplet kontaktin me realitetin. Ti e meriton ndihmën ekonomike dhe duhet ta marrësh. Ato para që duhet të marrësh ti sot i merr një oligark. Me lekët e një muaji që ti merr për ndihmë ekonomike, ata i harxhojnë për 10 min drekë. Kjo duhet të ndryshojë të mos e lëmë të bëhet më keq. Ky shtet nuk do t’ia dijë për ty dhe nuk e di që ti ekziston. të kesh besim se ne do ta ndryshojmë këtë situatë”! Kreu i PD-së, i ftoi që të gjithë të jenë në protestë më datë 16 mars.