8-Marsi, Mesi: Shqipëria shembull, lë pas shumë vende të BE

Ish-zv/kryeministrja, Senida Mesi ishte e pranishme në Mal të Zi ku u organizua seanca e veçantë plenare kushtuar grave në vendet e Ballkanit për fuqizimin e tyre & thellimin e bashkëpunimit. Mesi u shpreh se në përfaqësimin politik të grave, Shqipëria është shembull duke lënë pas edhe shumë vende anëtare të BE.

”Duhet rritje e bashkëpunimit mes vendeve në kontekstin rajonal. Është bërë plot, por duhet bërë edhe më shumë për edukimin, punësimin & emancipimin e vajzave & grave. Nevojitet më tepër akses në financë, rritje e të drejtave të pronës & gjithëpërfshirje ekonomike. Në përfaqësimin politik të grave, Shqipëria shembull. Lë pas edhe shumë vende anëtare të BE. Në administratë publike, gratë zënë 50% të të punësuarve. Në biznes gjithashtu ka rritje të grave sipërmarrëse. Strategjia Kombëtare Gjinore ka dhënë rezultate inkurajuese në përparimin e të drejtave të grave”,-tha ajo.