Flet njeriu që pi urinën si ujë: Jam i lumtur dhe më i shëndetshëm

Fabian Farquharson, 37 vjeçar që punon si dizajner i interiorit nga Sheffield, Yorshire.

Fabian së pari ka filluar ta praktikojë pirjen e urinës 3 vite më parë, kur ka filluar të ndjejë dhimbje në stomak.

Ai e fillon ditën me gjysmë litre urinë të freskët, duke e përcjellë me 300 deri 400 ml urinë të vjetës dhe thotë se po e bën të ndjehet më i shëndetshëm, më i lumtur dhe më i zgjuar.

Fabian tregon: “Unë kam udhëtuar shumë për punë dhe kam ngrënë ushqim të shpejtë – Burger King, McDonlad’s, çfarëdo që e kisha të lehtë. Kam filluar të ndjej shumë dhimbje në stoomak dhe skanimet q kam bërë nuk kanë gjetur ndonjë ulçerë ose ndonjë gjë që mund ta shpjegonte çfarë kisha, kështu që fillova të kërkoj në internet.”

“Unë nuk kam qenë mjaft i perkushtuar në shëndetin tim, por atëherë fillova të haj më shëndetshëm. Fillova të eliminoj ushqimet ‘normale’ dhe kam ngrënë vetëm frute. “Shumë shpejt fillova të ndihem për mrekulli. Kisha më shumë energji se që kisha ndër vite dhe e kam ndjerë se jam duke u përmirësuar.”

Pasi ka shijur ‘të mirat’ e urinës së freskët, ai ka filluar të ruajë atë në shishe për një muaj, ose deri sa të arrinte nivelin e PH në nëntë.

Duke shpjeguar procesin e vjetërimit të urinës së tij, Fabian thotë: “Unë e ruaj atë në shishe të qelqit, i vendos datën dhe e lë të rrijë për rreth 30 ditë.”