Dielli shkëlqen, ja deri në sa gradë do të arrijnë temperaturat

E hëna e sotme do të jetë përgjithësisht një ditë e ngrohtë me temperatura të larta.

Dielli është në pikën e tij më të lartë dhe dita e sotme do të sjellë atmosferë verore.

Pasditja dhe mbrëmja sjellin shtim të vranësirave në zonat malore, por zona e ulët dhe bregdeti mbeten me kthjellime.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C minimumi deri në 21°C maksimumi në rang territori.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.