Me kë do të garojë PS-ja nëse opozita bojkoton zgjedhjet? Ja si përgjigjet Musa Ulqini

Deputeti i Partisë Socialiste Musa Ulqini deklaroi gjatë një interviste për Televizioni Fax Neës se partia që ai përfaqëson është pro dialogut, pasi vetëm përmes tij tha ai, mund të zgjidhet çdo padakortësi midis palëve.

Ulqini tha se opozita është tërhequr në momentin e fundit, i cili sipas tij është moment final kur duhej të punohej për hartimin dhe miratimin e kodit zgjedhor.

Ai foli edhe për ftesën e djeshme që bëri Kryeministri Edi Rama ndaj opozitës, ku gjatë fjalimit të tij në Samitin e 2 të Diasporës, duke folur për ata që ishin ftuar në këtë Samit dhe nuk morën pjesë tha: “kur do të flasim”.

Mazhoranca ka fituar me votë të drejtën e qeverisjes, ne bëjmë thirrje për dialog, dialogu nuk është negociatë por një mënyrë për të zgjidhur problemet. Mazhoranca në shumë rastë ka marrë parasysh kërkesat e opozitës dhe amendamente të sjella nga ajo”. Dialogu është i mirëpritur edhe nëse do të ketë ndërmjetës të huaj por edhe nëse këtë inisiativë do ta marrë Presidenti Meta”, deklaroi Ulqini.

Deputeti i PS-së foli edhe për procedurat e tërheqjes së deputetëve të opozitës në grup si dhe për zëvendësimin e tyre.

“Opozita ka shkelur procedurën me dorëheqjen në bllok, nuk mund të ndodh kjo pasi dorëheqja është diçka individuale. Kodi zgjedhor e rregullon procedurën e tërheqjes pasi zëvëndësohet nga dikush që vjen pas atij që dorëhiqet në listë. Vendimi i opozitës është mjë akt i paprecedentë, nuk ka ndodhur ndonjëherë në botë, sepse është shkelur premtimi dhe betimi që ata kanë bërë kur janë zgjedhur deputet. Deputetët nuk betohen përpara kryetarit të partisë. Edhe me protesta Parlamenti është legjitim”.

Ulqini deklaroi se Parlamenti është lëgjitim dhe si i tillë do të vijojë punimet e tij normalisht. Ai tha se “për sa i përket kundërshtarëve që do të kemi përballë në rast se opozita i bojkoton zgjedhjet, do garojmë me ata që kanë parti të vogla dhe që dalin si të pavarur, kjo ndodh në gjithë botën demokratike”.