“Astiri”, 118 ditë protestë, Balliu-Ramës: Do flasim kur të vësh byzylykët e të shkosh në burg

Qindra qytetarë, banorë të Unazës së Re janë mbledhur sërish sot në ditën e 118-të të protestës së tyre.

Ata kanë lëshuar akuza të forta ndaj Edi Ramës dhe i kanë kujtuar se “fundi do ti vijë pikërisht nga protesta e tyre”.

Si zakonisht, në krah të qytetarëve protestues ka qënë PD përmes deputetit Klevis Balliu.

Lidhur me mesazhin e fundit të Ramës për dialog me opozitën, Balliu u përgjigj prerë:   Do flasim kur të vësh byzylykët e të shkosh në burg.

Balliu theksoi se ky projekt i qeverisë për Unazën e Re po u heq të drejtën e pronës qytetarëve shqiptarë.

Ai ka dhënë një mesazh edhe për kreun e delegacionit të PE që ishte në Shqipëri dje.

Mesazhi për eurodeputetin Knut Flenckestein:

Ky Niçja jonë këtu është narkotrafikant. Ne nuk dimë që në BE, të ndodhë që një narkotrafikant të vendosë kush do bëhet deputet.

Ky Nicja jonë është marrë me trafik droge e armësh.

Ka ikur koha kur një organizatë të vendoste fatet e shqiptarëve.

Ky projekt te Unaza po u heq të drejtën e pronës qytetarëve shqiptarë.

Këtu jemi në një krizë, prej 6 vjetësh. Nuk ka Gjykatë të Lartë as Kushtetuese.

Djegia e mandateve ishte efekt i kësaj krize dhe për zgjidhjen e saj.