Xhixho: Opozita po kërkon standardet që eurodeputet kanë në BE

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, në një intervistë për televizionin “Scan TV”, shprehet se LSI dhe opozita nuk do të lodhen duke u shpjeguar ndërkombëtarëve situatën në Shqipëri dhe kërkesat e opozitës. Lidhur me qëndrimet e eurodeputetit Knut Fleckenstein, Xhixho tha se opozita po kërkon atë që është normale në Gjermani.

“Prandaj po punojmë çdo ditë, që të kemi të njëjtat standarde si z.Fleckenstein në Gjermani apo zotërinjtë e tjerë në vendet e tyre evropiane. Pra do të jemi të palodhur të sqarojmë çdo europarlamentar,  çdo evropian që ka vesh të dëgjojë, për të vërtetat e mëdha të Shqipërisë. Besojmë që te ajo alternativë që ne kemi dhënë për të mos marrë pushtet në tavolinë, unë e para nuk do ta kërkoja një gjë të tillë”,- shprehet Erisa Xhixho.

Si i keni parë ju si forcë politike deklaratat e përfaqësuesve të Parlamentit Europian?

Besoj që gjithë partnerët tanë ndërkombëtar na kanë ndihmuar dhe padyshim jemi mirënjohës por padyshim që duhet të dinë disa të vërteta, të dëgjojnë dhe zërin e opozitës. Dhe jo vetëm zërin e opozitës por dhe përgjimet që dalin në pah edhe falë medias së pavarur, Rai 2 e Italisë, e cila para disa ditësh publikoi një sistem të tërë në Shijak për blerjen e votës, po nga bandat dhe nga krimi. Pra ne duam që gjithë procesi i integrimit të ecë për para dhe ne kemi bindjen që një qeveri transitore e cila do të jetë pa z. Rama. por të ketë dy qëllime kryesore. Zgjedhje të lira dhe të ndershme, asnjë të mos jetë në presionin e blerjes së votës apo nën shantazhin në momentin që voton.  Jemi në një situatë kritike dhe kërkojmë nga partnerët tanë që ta lexojnë me shumë përgjegjshmëri situatën në të cilën ndodhemi.

Ju si opozitë do vazhdoni  negociatat me faktorin ndërkombëtar?

Ne do të jemi të palodhur për të sqaruar të vërtetat të cilat duhet ti dëgjojnë të gjithë europianët, të cilët kanë një sistem demokracie të konsoliduar në vendin e tyre dhe për këtë aspirojmë dhe ne. Prandaj po punojmë çdo ditë, që të kemi të njëjtat standarde si z.Fleckenstein në Gjermani apo zotërinjtë e tjerë në vendet e tyre evropiane. Pra do të jemi të palodhur të sqarojmë çdo europarlamentar,  çdo evropian që ka vesh të dëgjojë, për të vërtetat e mëdha të Shqipërisë. Besojmë që te ajo alternativë që ne kemi dhënë për të mos marrë pushtet në tavolinë, unë e para nuk do ta kërkoja një gjë të tillë.

Fleckenisten ka thënë se Kryemadhi ka kërkuar ndryshim pushteti…?

Unë kam qëndrimet publike të znj.Kryemadhi , të cilat janë shumë të qarta, që e gjithë kjo lëvizje dhe sakrificë e gjithë deputetëve për të djegur mandatin, për të treguar vendosmërinë e tyre që ata janë krah qytetarëve, bëhet për të sjellë një shtet të së drejtës edhe një pakt me shtetin, që të kemi institucione, të kemi ndarjen e pushteteve, të funksionojnë gjithë institucionet dhe mos të jenë të kapura peng nga një, dy, tre qeveritarë. Besoj që qeveria transitore do të krijojë të gjitha mundësitë për të ecur procesi i integrimit, sepse një nga kushtet e procesit të integrimit, që sot ka vënë Gjermania janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Si do të silleni me mazhorancën në një moment kur ajo ka vendos mos ketë debat me opozitën?

Unë mendoj që Parlamenti e ka humbur legjitimitetin, blerja e votës tashmë është faktuar dhe përballë këtij fakti ne kemi vendosur një parlament me qytetarët. Çdo të enjte në momenti n që zhvillohet seanca fasadë në Parlament, ne do të jemi përkrahë qytetarëve në Parlamentin e qytetarëve të një demokracie  të drejtpërdrejt. Kështu që nuk do të lodhemi, është një qëndresë popullore. Datat  do të vazhdojnë çdo të enjte në protestë para Parlamentit. Ndërkohë është paralajmëruar dhe 16 marsi si datë ku do të ketë një protestë mbarëkombëtare më e fuqishme se ajo e 16 shkurtit.