Vlorën kanë ndriçuar, vendi i ka thesar…

Anest Bezhani, një emër i nderuar i Vlorës, i vendit dhe jashtë vendit…

Nga AGIM JAZAJ

Anëtar i Parlamentit, Europian të Tregëtisë, prej vitit 2014, anëtar i dhomës së Tregëtisë, Vlorë, etj…  Ndër 100 burrat e ndritur të Vlorës që shërbyen e kurrë nuk rrëmbyen, mbeten të skalitur dhe në librin: “BIJ TË VLORËS”. 4  vargje për secilin janë pak po edhe shumë, të gdhendet portreti i këtyre Njerëzve të rrallë. Njeriu vizionar/ Këmba ku i shkeli/ Mbillte behar/ Behar kudo ngeli…

Në lagjen “MURADIE”, në qytetin e Vlorës, një ndër lagjet e vjetëra dhe të njohura për veprimatritë Atdhetare, Patriotike dhe Luftarake, ështe një Muze i Gjallë- dyer  hapur dhe mbetet gjithënjë e çelur për brezat, për të njohur të djeshmen, për të pasuruar të sotmen dhe për të zhvilluar të nesërmen…Pa të djeshme nuk ka të sotme…

Qysh në ditët e para të Çlirimit të Vlorës, më 15 Tetor 1944, nga shtypëshkronjë e mbetur aty nga pushtuesit, aktivistët e rinj, ose “Pionerët që nuk rrrin rehat”: Manol Shamo, Viron Asduran dhe Anest Bezhani, zenë vendin e nderit dhe mbeten të gdhenduar fortë edhe botimet e pakta, traktet e para, skicat e shpërndara në gjithë qytetin e Vlorës dhe rrethinat e tij, me shpejtësi, vatër më vatër nga pionerët e qytetit dhe aktivistët e luftë-paqes. Vendin e parë të cilin e zë, Botimi:  “Valle…valle… valle”…

Pionerët: MANOL SHAMO, VIRON ASDURIAN, dhe ANEST BEZHANI, punojnë në shtypëshkronjën e Frontit. Janë vullnetarë. Kush e kush të punojë më tepër. Njëri radhit, tjetri çradhit, tjetri bën gati komunikatat, pastaj, të tre, dalin dhe i shpërndajnë, jo vetëm në pjacë, por edhe në mëhallat.

Ata shpëndajnë edhe gazetën: “Zëri i Vlorës”, bërtasin…Dhe të dërsitur kthehen në shtypëshkronjë.Vëllezër dhe motra të Vlorës martire.

Këtu i bëhej një analizë optimiste e gjendjes së brëndëshme dhe të jashtme: Ky botim përfundon me rreshtat…

”Detyra të mëdha na dalin përpara. Është urgjent rindërtimi i vendit, që është bërë gërmadhë, përmirësimi i ekonomisë, që është shkatërruar, arsimi që mundon popullin tonë dhe shëndetësia që mbjell kudo vdekjen”.

Neve do mbajmë premtimin që i kemi dhënë popullit dhe do të shpiem deri në fund amanetin e të rënëve në këtë luftë. Amanetin e Perlatit, që u kalli datën fashistëve, të Ali Demit, që tmerroi bashibozukët, në Kaninë, të Kastriot Muços, udhëheqësit të shquar të rinisë vlonjatë, Të Mynyr Xhindit, Fejzo Gjomemës, Shyqyri Alimerkos, Lefit, Mit’hatit, Telit, Mitaqit, Haredinit, Bajramit, Hiqmetit, Muminit, Qeriba Kokës dhe shumë të tjerëve”. Grupi i të rinjve ishin: Lili Gjoka, Toli Stefani, Marko Mina, Aqif Sadiku, Vllasi Jorgji, Manol Shamo, Viron Asduriani, dhe Anset Bezhani, të cilët ishin edhe stafi i gjerë, po dhe prapavija e gazetës dhe të shtypëshkronjës në lagjen “Muradije” të qytetit, për shtypjen e gazetës.

Redaktor, po dhe Kryeredaktor, i cili drejtonte gazetën, ishte shkrimtari dhe publicisti i njohurAlek Çaçi, i cili e kishte zyrën ku përgatiste shkrimet për botimin e gazetës në lagjen ”Karabash” dhe botonte në gazetë me pseudonimin: Deme Petriti (D.P)

NJË KRIJUES E BASHKËPUNUES I SHTYPIT

Shoku Anest Bezhani është anëtar i Rinisë Punës së Shqipërisë prej vjitit 1947, dhe me përgjegjësi si Sekretar i organizatës bazë të Poliambulancës. 3/ 11/ 1951

AUTORIZIM-SPECIAL

AUTORIZOHET SHOKU Anest Bezhani korespodent i gazetës “Rinia” për rrethin e Vlorë; 21. 10. 52

F L E T Ë   L A V D Ë R I M I

I JEPET SHOKUT Anest Bezhani, Vlorë

Si korespodent i gazetës “PUNA” ka pasqyruar në shtyp  dhe jetën e punëtorve.   Kryeredaktori: NIKO Nishku,  2 Dhjetor 1957

Ç E R T I F I K A T Ë

Aktivist i dalluar i B.P.SH

I jepet shokut Anest Bezhani i dalluar si aktivist i Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë për edukimin politik, kulturor e arsimor të punëtorve dhe nëpunësve:  Presidenti Pilo Peristeri: 23. 11.1957

Konferenca e I-rë kombëtare e korrepsodentëve puntorë të gazetës “Puna”: E martë 3 MAJ 1955

Punonjësit e konkursit të shpallur nga gazeta “Puna” për korrespodentët punëtor.

Kolegjumi i gazetës “Puna” pasi shqyrtoi rezultatet e konkursit të shpallur për korrespodentët punëtorë të gazetës, lidhur me shtimin e letrave informative, të letrave me përmbajtje kritike e këtyre shkrimeve kualitetin e tyre shpalli fituesit e konkursit 15 korrespodent puntor: Agim Shehu, Jorgji Bushi, Fuat Boçi, Thanas Dede, Anesti Bezhani, të cilëve u dhanë fletë- lavdrimi dhe dhurata të ndryshme.

Anesti, i kujdeshëm në jetë, duke shënuar dhe ruajtur fortë ç’do datë, ngjarje dhe eveniment, është kthyer në një “muze” me dyer të hapura për qytetarët e Vlorës dhe më gjerë, për pasionin e tij të veçantë, të lindur në moshën djaloshare, por dhe i pa lodhur në gjithë udhë- jetën e tij, me të cilin bashkëudhëton me të njëjtin intensitet, ruan fortë në kujtesë, si në sepetet e moçme; numrin e parë të gazetës; ”Zerii Vlorës” dhe ngjarjet që lidhen me botimin e numrit të parë të saj, etj.

Ai kujton dhe i ruan të freskët edhe njësitin, ekipin e shtypshkronjës : Lili Gjoka, Toli Stefani, Marko Mina, Aqif Sadiku, Vllasi Jorgji, Manol Shamo, Viron Asduriani dhe Anest Bezhani, të cilët ishin edhe stafi i gjerë, po dhe prapavija e gazetës dhe të shtypëshkronjës në lagjen “Muradije” më qytetin e Vlorës!

Një ndër këta bij, i nderuar me 3 “Urdhëra Pune Klasi” dhe me 3 “Medalje Pune” nga Kuvendi Popullor, me titullin: “Mirënjohje e Labërisë”- nga Shoqata Kulturore Atdhetare Labëria- dega Vlorë është Anest Bezhani, biri i Vlorës, me rrënjë nga Labëria, ish pionieri dhe aktivisti i Luftës Çlirimtare, një emër, por dhe një personazh, i cili nuk ështe thjeshtë i regjistruar, por dhe mbetet i shënuar, në harkun e tri kohëve, një ekonomost i shquar, biznesmen i sukseshëm, njeri me vullnet e këmbëngulje, duke i bërë sfidë edhe moshës së 9 dekadave dhe kohëve të marra…

Përgjatë jetës së tij, Anest Bezhani, me veprën e bërë e lenë, kudo ka punuar, drejtuar e kontribuar ka lënë gjurmë të pa shlyeshme, i ngre supet lartë Vlorës, Labërisë, por edhe vendit. Për këto modele ka defiçencë, etje sidomos poltika drejtuese, busull –thyer, tru-thartuar, e cila ka varfëruar, rrënuar e deri kriminalizuar shoqërinë e sotme, ka lënë në diell të nesërmen e saj. Modele të tilla janë pasuri e çmuar kombëtare vlerësohen nga dija dhe shvleftësohen nga padija!

Vyshken të mënçurit aty ku lartësohen budallenjtë!

Këto modele njerëzore, qytetare  nuk mund të ndihen të lumtur pa lumturinë e të tjerëve, pa lumturinë e gjithë shoqërisë…

Anest Bezhani është një emër i njohur edhe përtej sinoreve të Vlorës, ku ka lindur dhe është rritur, por dhe në mjediset e vendit, madje dhe përtej kufijve të vendit dhe përgjat kohëve të marra!

Ai ruan në arkivën e vet personale numrin e parë të gazetës “Zeri i Vlorës”, organ i Këshillit Nacional Çlirimtar i qarkut të Vlorës, botuar në Vlorë, më 19 Nëntor 1944. Anest Bezhani ka qënë gjithashtu ndër aktivistët dhe bashkëpuntorët e nderuar dhe i dalluar i shtypit të shkruar, qysh nga ditët e para të themelimit të tij, si i gazetës; “Rinia”, “Puna” etj, për Vlorën!

Ai u përgatit, u selit si intelektual, ekonomist dhe kontributor me vlera, model në radhët e administratës së Vlorës, madje i shpalosur dhe i mbetur si ndër të dalluarit e vendit!

Mendimet e tij si specialist dhe ideator- shikim largët, i shpaloste deri në mediumet publicistike si në: faqet e shtypit të shkruar: “Zeri i Popullit, “Bashkimi”, “Bujqësia Socialiste”,“Zeri i Vlorës”, etj! Por dhe në studimet e tij, të kohës! Edhe në kulm -krizën e vendit, humbjet e pasurisë së Shqiptarëve, të “Fajdeve”, Anest Bezhani e ofroi zgjidhjen, pa dhimbje për popullin, por të marrët nuk dëgjojnë të diturit!

Në cilindo sektor të ekonomisë, ku ka punuar e drejtuar si në: Ndërmarjen Farmaceutike të Zonës së Jugut, në qëndrën e Llogarisë, në ish kooperativën Bujqësore të Sevasterit, në Novoselë e kudo, njeriu, drejtuesi dhe ekononmisti; Anest Bezhani, ka lënë gjurmë të pa shlyeshme dhe nderohet edhe sot prej atyre njerëzve.

Ai ruhet dhe nderohet si një ndër figurat drejtuese më të dashura, të sukseshme, organizator dhe njerëzor në gjithë krahinën e Sevasterit, nga; Shkoza, Dushkaraku, Mazhari, Golimbasi e Sevasteri, të cilin edhe të vegjëlit që se kanë njohur, e njohin emrin e tij, nga tregimet që u kanë bërë prindërit e tyre, për këtë njeri model, të suksesshmëm dhe të pa pajtueshëm me të ligën. Ata, ndoshta kanë ndarë punën, po kurrë nuk kanë ndarë miqsinë mes tyre! Në personalitetin e tij janë ndërthur në mënyrën perfekte, niveli intelektual, aftësia organizative, dhe forca drejtuese, si dhe në mënyrën më funksionale; lapsi i ekonomistit dhe penda e publicistit, ku është bashkuar dituria, ndjeshmëria, dhëmsuria dhe pasuria!

“Dua të veçojë mirënjohjen pa kufi, këtë nderim u’a kushtoj krahinës së Labërisë, dhe e kam drejtë përsëdrejti, për Sevasterin, Dushkarakun, Golimbasin, pa harruar Shkozën dhe Mazharin, ata njerëz me vlera dhe punëtor që më kanë frymëzuar dhe u jam mirënjohës në përjetësi”- thot me respekt A. Bezhani- në bisedat e thjeshta dhe në këto aktivitete… Ai është një njëri i vlerësuar edhe nga Bashkia e Selenicës, nga vet Kryebashkiaku: Përparim Shametaj, modele të çmimit dhe nderimit…. Ai sfidon kohën dhe moshën e afro 9 dekadave…

Kudo punoi, la gjurmë të pa shlyeshme, mbetet në kujtesën e sevasteriotëve, në çdo vatër të dushkarakasve, shkoziotëve, golimasiotëve, mazhariotëve është folur edhe për këtë njeri me vlera njerëzore, organizator model dhe promotor aktiv…

Këngë nga Grupi Polifonik: ”Dushkaraku Ynë”:

Anest Bezhani në Vlorë,

Fët ja bëri mbi të tjerë,

Për Vlorën është një kurorë,

Për Labërinë mbetet nder!..