Deputetët e PS nuk dinë si do dalin nga Kuvendi

Deputetët socialistë dhe kryetari i Kuvendit, Gramos Ruçi, thuajse e kanë kaluar në ilegalitet Kuvendin e Shqipërisë duke organizuar seanca të fshehta dhe të papritura, me qëllim shmangien e përballjes me protestuesit përpara hyrjes në sallë.

Dy herë rresht ka ndryshuar axhenda e Kuvendit, njëherë të enjten e kaluar dhe njëherë sot, kur deputetët e shumicës kanë shpresuar të evitojnë hyrjen në sallë. Pikërisht sot, Ruçi njoftoi një seancë të papritur në orën 17.00 pasdite, duke menduar se opozita nuk do të organizohej dot për të protestuar përballë Kuvendit.

Në fakt opozita arriti të mbledhë një numër të madh njerëzish dhe pamjet e para live nga sheshi para Kuvendit treguan se disa deputetë socialistë mezi ia dolën të futen në sallë.

Por asgjë nuk ka mbaruar. Nëse deputetët e Ramës arritën të futen në Kuvend, ata ende nuk e dinë si do dalin prej aty. Një deputet i PS, i tha lapsit në kushte anonimati se zhurma e shashkave në oborr ka shkaktur panik tek disa deputetë, të cilët vështirë se do të ikin nga salla pa u larguar edhe protestuesi i fundit.