Lezha e Kurbini pa energji elektrike, OSHEE tregon arsyet

Qyteti i Lezhës dhe Kurbini do të vuajnë mungesën e energjisë elektrike nga ora 15:15 -1 6:45 pasi OST-ja ka nisur punimet në linjat 110kV Lac 2-Ulëz dhe Lac 2-Lezhë.

Lajmi është njoftuar nga OSHEE, e cila tregon të gjitha zonat që nuk do të kenë furnizim me energji elektrike.

“Për shkak të punimeve në linjat 110kV Lac 2 – Ulëz dhe Lac 2 – Lezhë, nga ana e OST sot në datën 25 shkurt gjatë intervalit kohor 15:15 -1 6:45 do të stakohet energjia në disa zona te Lezhes dhe Kurbinit, konkretisht:

Dilknisht, Leftere, Selitë, Vinjollë, Daul, Skuraj, Gërnac, Gallatë, Qyteti Laç, Milot, Mali i Bardhë, Shetë, Skuraj, Mal Milot,

Shullaz Kodër, Fushë Shullazë, Fushë Milot,

Zonat që mbeten pa energji në Rrethin Lezhë: qyteti Lezhë, Zejmen, Tresh, Manati, Markatomaj, Pllanë, Berzanë, Kodër Mulliri, Ishull Lezhë, Barbullojë,  Shëngjin, Rana e Hedhme, Kenallë, Kunë, Kodërmarlekaj, Sheher, Rrëzë Mali, Malsi, Gryke Manati, Vain, Merqi, Rraboshte, Piraj, Kallmet, Blinisht, Fishte, Troshan, Krajn, Gjadër, Balldre, Torovicë, Grash, Mabe, Dajc, Dragushë dhe Gocaj”, njofton OSHEE.