Moti i keq; AHC masa shtesë dhe numër jeshil për udhëtarët në Rrugën e Kombit

Parashikimet e motit në vend flasin për mundësinë e rreshjeve të dëborës në veri të Shqipërisë. Lidhur me këtë situatë, kompania koncensionare Albanian Highëay Concession këshillohen përdoruesit e rrugës së Kombit të kenë goma dimërore, makinat të kenë zinxhirë dhe të ecin me shpejtësi të reduktuar.

Të gjithë ata që udhëtojnë në rrugën e Kombit (Autostrada A1, Milot-Morinë), këshillohen që për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe për të shmangur aksidentet, të zbatojnë me përpikmëri kodin rrugor dhe sinjalistikën rrugore.

Për çdo problem që mund të shkaktohet për shkak kushteve të motit të rënduar në këtë aks rrugor si dhe për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve është në dispozicion numri jeshil 08000400. Ftojmë drejtuesit e automjeteve që për çdo problematikë të na kontaktojnë në këtë numër. Në pak minutave stafi i koncesionarit do të jetë në vend për t’ju ofruar asistencën e nevojshme.

Shoqëria konçesionare Albanian Albanian Highëay Concession, nga ana e saj ka marrë të gjitha masat për të shmangur çdo bllokim apo problem që mund të shkaktohet nga moti i keq. Për t’i paraprirë përkeqësimit të kushteve atmosferike do të ketë patrullim 24 orë, kriposje të rrugës në gjithë gjatësinë e saj si dhe janë marë masat për pastrimin e dëborës.