Qytetarët te “Koha për t’u Zgjuar”: Do ta shkrijmë Ramën se na varfëroi!

Efekti i protestës qytetare duket jo vetëm te numri në protestë, por edhe kudo nëpër mjedise të thjeshta popullore. Revolta popullore mbizotëron mbi atë opozitare, sepse janë shumë me shumë se militantët e opozitës ata që po reagojnë ndaj një keqqeverisje, e cila drejton vendin në saj të votave të blera nga krimi organizuar.

E thotë përditë bukur edhe “Zëri Amerikës” se si janë blerë vota nga mafia.

Qytetarët kanë telefonuar në emisioni “Koha për t’u Zgjuar” në News 24 me gazetarin e mirënjohur Bashkim Hoxha, një ditë pas protestës së opozitës, e cila vendosi të djegë mandatet duke kërkuar formimin e një qeverie tranzitore.

Ata pohuan se protesta ishte paqësore dhe kjo i shërben demokracisë shqiptare. Një prej pjesë e tyre shprehën shqetësimin për kushtet e vështira të minatorëve, ndërsa i bënë thirrje qeverisë të tregohet më e kujdesshme.

Telefonuesi 1: Dje janë mbushur rrugët e Tiranës me mijëra shqiptarë dhe ku ka më mirë se sa të zhvillohet protestë paqësore. Ne na duhet ndihma e ndërkombëtarëve”.

Telefonata 2: Minatorët duhet të dalin të gjithë në shesh, duhet t’u dalë gjumi.

Telefonata 3: Kjo nuk është protestë politike, por protestë e hallit ekonomik. Unë nuk shkoj as për PS as për LSI dhe PD, por  për hallet tona. Po na udhëheqin njerëz të paarsimuar. Këtu s’ka drejtësi. Ka marrë fund populli, unë jam i djathtë, por nuk iu shkojë mbrapa. Rama mbolli dhe e bëri Shqipërinë si Lazarati.

Telefonata 4: Secili që ka pak tru e kupton se nuk është protestë politike, por protestë popullore. Ata që prishën kërpudhën e famshme ishin pesë persona që nuk janë arrestuar

Telefonata 5:  Do ta shkrijmë Ramën se na varfëroi e prishi jetën!

Telefonata 6: Nuk kemi as punë, as drita, as siguri, kurse ky kryeministri me një bandë drejton familjet tona duke na shtypur.

Telefonata 7: Unë jam me Edi Ramën se është Skenderbe siç e ka thënë ajo femra,… ( dhe nuk ia di emrin)