Sulmuesit të Liverpoolit i vjedhin shtëpinë kur po luante ndaj Bayernit

Mbrëmja e së martës ka qenë e gjitha për t’u harruar për sulmuesin Sadio Mane. Përveç dy rasteve shumë të mira që humbi në barazimi ndaj Bayern Munich, një lajm të keq do të merrte kur u kthye në shtëpi.

Hajdutët i vodhën ora, telefona celularë dhe çelësat e makinave. Një vjedhje e paramenduar. Një grup i dyshimtë kishte bërë disa sondazhe para se të ndodhte vjedhja në mbrëmje. Hajdutët kishin avantazhin, pasi prona e senegalezit ishte e përbashkët me atë të Lovren.

Kjo nuk është hera e parë që ai grabitet. Një ngjarje e ngjashme i ka ndodhur edhe në vitin 2017, kur i ndodhi një tjetër grabitje, teksa ai ishte në fushë, duke luajtur ndaj Maribor në Champions League. /R.Lika-Koha Jone/