Protesta e opozitës, tel me gjemba pranë Kuvendit

Policia dhe Garda kanë marrë masa për mbarëvajtjen e protestës. Por pranë ambienteve të Kuvendit është vënë re një del me gjemba. Ora News thotë se ky tel me gjemba do të përdoret nëse do të ketë tentativë të protestuesve për të thyer kordonin e policisë.

Ndërkohë Policia e Shtetit bëri me dije se gjatë protestës së ditës së enjte, ka të dhëna për nxitje dhune dhe organizime me natyrë kriminale.

“Nga informacionet e mbledhura nga shërbimet përkatëse, ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale. Synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë”, thuhet në reagim.