Publikohen për herë të parë/ 1913-1998- Kufijtë ekstremë historikë të “menaxhimit” të Kosovës nga Serbia

Nga Armand Plaka

Nisur me dhunë e debime e përfunduar po me dhunë e debime. Më kujton shprehjen: Serbia nuk e meritoi asnjëherë Kosovën, edhe sikur të ishte vërtetë “djepi i saj”, sepse nuk diti ta mbante atë, sepse strategji të vërtetë kishte vetëm zhdukjen e largimin e shqiptareve, sepse donte një Kosovë pa shqiptare.

Dy fotot e paraqitura ( për here të parë) dëshmojnë se si mediat e huaja në kohë tërësisht të ndryshme, e paraqisnin eksodin e shqiptarëve në vitin 1913, kur “zyrtarisht” Serbia sapo kish marrë në dorë Kosovën si pasojë e vendimeve arbitrare të Konferences së Londres, dhe tjetra, momentet e fundit të saj nën Serbi, ne vitin 1998, kur vargjet e refugjateve kosovarë të dëbuar nga dhuna serbe, ishin të pafundme.

Foto 1: Dicitura origjinale shënon: Refugjatë shqiptarë gjatë një momenti pushimi, në rrugetimin e tyre duke u larguar nga trojet shqiptare të Serbisë së Re, drejt Shqipërise së lirë, ku ata po kërkojnë një atdhe të ri. Marre nga: Oesterreichs Illustrierte Zeitung, 21 dhjetor 1913.

Foto 2: Faqja e parë e nje reviste franceze, e vitit 1998, ku shënohet se gjatë 4 muajve luftime mes UCK-se dhe serbëve, janë shkaktuar me shumë se 150.000 refugjatë që lëvizin tashmë drejt Shqipërisë e Malit të Zi.

Marrë nga profili i gazetarit dhe studiuesit Armand Plaka në facebook