Shën Valentini i ftohtë, temperatura të ulëta dhe erë e fortë në fundjavë

Moti i ftohtë do të jetë prezent edhe gjatë Shën Valentinit. Parashikimi i motit nga Meteoalb tregon se era e fortë do të vijojë edhe gjatë të enjtes e deri në fundjavë e shoqëruar edhe me temperatura të ulëta.

14 shkurti, dita e Shën Valentinit, do të jetë e ftohtë. Ashtu edhe si ditën e mërkurë, edhe e enjtja do të ketë temperatura të ulëta dhe erëra të forta.

Ajdola Bani: Do kemi një rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit, nga -5 në zonat e thella malore në 13-14 gradë celsius në bregdet.Por do të mbetet një ditë e ftohtë.

Situata e ftohtë e motit do të na shoqërojë edhe në fundjavë. Ajdola Bani nga Meteoalb tregon se përmirësimet e temperaturave do të vijnë nga e hëna e javës së ardhshme.

Ajdola Bani: Do të kemi -5,-6 deri në fund të javës. Maksimumi do të shkojë 13-14 gradë celsius.

Ndërsa, mesditën e të mërkurës në qytetin e Kukësit janë rikthyer reshjet e dëborës.