Pjesë e 4 grupeve kriminale, kush janë 21 trafikantët shqiptarë

Policia italiane në koordinim të ngushtë me atë shqiptare përgjatë dy vitesh hetime intensive arritën të godisnin dje katër grupe kriminale, ndërsa në pranga përfunduan 27 persona, mes tyre 21 shqiptarë dhe 6 të tjerë shtetas italianë.

Kur kanë kaluar 24 orë nga prangosja e trafikantëve nga të dyja anët e kufirit, mediat përtej Adriatikut kanë publikuar fotot e shqiptarëve të arrestuarve nga operacioni i koduar “Lulet e Pranverës”.

Këto grupe kriminale si bazë kryesore kishin Lecen, por veprimtaria e tyre kishte shtrirj eedhe në disa rajone të Italisë. Përmes një video-konference, Prokurori i antimafias italiane De Raho u shpreh se ndaj këtij grupi rëndojnë akuza të ndryshme.