Gazetari shokon me librin e tij: 80 % e priftërinjve janë gay

Të paktën 80 % e priftërinjve të Vatikanit janë gay, sipas një libri të ri i cili zbulon marrëdhëniet sekrete, prostitutat meshkuj dhe hipokrizinë e pretenduar nga shumica e anëtarëve anti-gai të Kishës Katolike.

Libri i ri i gazetarit francez Frederic Martel “Në brendësi të Vatikanit” pretendon se shumica e priftërinjve homofobë janë gei. Në librin me 570 faqe detajohen edhe preferencat brenda tyre, siç është pagesa e prostitutave meshkuj, apo edhe marrëdhëniet me njëri-tjetrin, shkruan rt.com.

Pretendimi skandaloz i Martel vjen pasi  kaloi 4 vite duke intervistuar të paktën 1500 njerëz, përfshirë këtu 200  priftërinj, 41 kardinalë, roje dhe persona të tjera në Vatikan. Martel, i cili ishte edhe një këshilltar brenda qeverisë franceze, vizitoi vazhdimisht Romën dhe shpeshherë qëndroi në Vatikan apo edhe vende të shenjta në Romë.