Gazetarët kundër qeverisë: Spiropali në Kavajë theu etikën dhe privatësinë

Intervista e ministres Spiropali me prindërit e 13 vjeçares të dhunuar në Kavajë konsiderohet si shkelje e privatësisë dhe cënim të të drejtave të njeriut. Ekspertët e komunikimit akuzon qeverinë se ka përdorur pushtetin për të krijuar show mediatik.

Vizita e ministres, Elisa Spiropali në familjen e 13-vjeçares në Kavajë nuk është pritur mirë jo vetëm nga opozita, por edhe nga ekspertë të komunikimit.  Për ekspertë e etikës qeveria përdorur përdori për të shkelur të drejtat e njeriut duke ekspozuar privatësinë e një të mitureje.

Mark Marku: Është një dhunim i dytë. E shtyn edhe më tej aksionin e identifikimit të viktimës, duke identifikuar prindërit. Në një qytet të vogël, po u identifikuan prindërit, identifikohet edhe vajza.

Aleksandër Çipa: Ndaj ekspozimit të familjes dhe mjedisit familjar ku është rritur adoleshentja janë cënuar disa nga parimet më themelore të së drejtës së njeriut, privatësia.

Historia e 13 vjeçares nga Kavaja sipas Çipës dhe Markut është përdorur për debate politike dhe jo për ti ardhur në ndihmë të miturës apo prindërit e saj.

Aleksandër Çipa: Trajtohet me një debat të rrafshit politik. Niveli i kujdesit institucional në Shqipëri në raste të tilla, jo vetëm që dëshmon papjekuri, papërgjegjshmëri, por dëshmon edhe mosnjohje të legjislacionit specifik. 

Pas sulmeve që i janë bërë në rrjetet sociale ministres Spiropali, ajo ka me anë të një video ka treguar për telefonatën që thotë se ka marrë  pas vizitës dhe videos ku u publikuan prindërit e vajzës së abuzuar. /Ora News