Pëdhunimi në Kajavë, Lala: Policia ka treguar paaftësi dhe mungesë transparence

Në studion e emisionit “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala është shprehur se policia ka treguar paaftësi dhe mungesë transparence në rastin e abuzimit të vajzës së mitur nga Kavaja.

“Në rastin konkret policia ka paaftësi dhe mungesë transparence, por jo fshehje të ngjarjes”, tha Lala.

E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se çfarë donte të thoshte kjo, Lala u shpreh:

“Bëhet fjalë oër një ngjarje që e dinte gjithë Kavaja, por vetëm policia nuk e dinte. E dyta policia jep informacione në media për ngjarje idiote dhe jo për këtë ngjarje? Policia ishte e detyruar të bënte një sqarim, jo pas debateve në parlament”.

Kujtojmë që sot Ministri i Brendshëm Lleshaj është shprehur që Policia ka reaguar përpara publikimit të ngjarjes, ndërkohë që deputeti Berisha tha se policia ka reaguar vetëm pas publikimit të rastit në rrjetet sociale.