Neymar mes lotësh shpreh dëshirën për ditëlindje: Dua një kavilje të re

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar festoi 27 vjetorin e lindjes. Dhe futbollisti ka shprehur dëshirën e tij në një fjalim të përlotur para miqve dhe familjes së tij.

‘Një kavilje e re’, ka qenë dëshira e yllit të Barcelonës, ndërsa festoi ditëlindjen në Paris,

Braziliani dëmtoi këmbën gjatë ndeshjes kundër Strasbourg  në raundin e 16-të të  Coupe de France më 23 janar.

Ndërsa klubi konfirmoi se ai do qëndrojë të paktën 10 javë jashtë fushe.

“Ajo që doja për ditëlindje ishte një kavilje e re,”-tha Neymar. “Kështu do të mund të isha në fushë duke bërë atë që dua më së shumti, të luaja futboll.”