Zbuloni cili është detaji që e bën shenjën tuaj tërheqëse

DASHI/ Pasioni
Do të ndjekësh një Dash për gjithë jetën. Janë të pavarur dhe impulsiv, kërkojnë shumë nga lëvizjet e momentit dhe sigurohen që s’mund të bësh asgjë përveçse të shikosh dhe të largohesh. Pasioni dhe impulsiviteti që ata mbajnë, edhe kur janë duke kaluar do të të tërheqë menjëherë. Do të bëhesh një skllav i dëshirave të tyre, dhe do përpiqesh shumë të zësh një vend pranë tyre në shëtitje. Nëse të pranojnë, duhet të dish të mbash vendin.

DEMI/ Suksesi
Ka gjë më sexy se një mashkull apo femër që di si të bëjë punën? Për shkak të këmbënguljes së tyre, njerëzit e lindur në këtë shenjë kanë tendencën të bëhen lider në çdo industry (edhe në krevat). Janë modest për ecurinë e tyre, por ti do kuptosh se kanë shumë aftësi. Atyre ju pëlqen të rrethohen nga gjëra të bukura, dhe do të sigurohen që ti je një nga këto gjëra.

BINJAKËT/ Zgjuarsia
Nëse kërkon fjalë, kërko Binjakët. Do të adhurosh kur të dëgjojë një Binjak të flasë. Historitë e tyre janë gjithmonë tërheqëse. Trego kujdes, ama sepse ata kanë tendencën të kenë gjuhë të mprehtë. Do të kërkojnë falje sapo të kuptojnë se jeni lënduar. Natyra e tyre flirtuese, bën që të jenë shumë të dëshiruar.

GAFORRJA/ Surprizat
Një Gaforre gjithmonë përshkruhet si një nga shenjat që dinë të surprizojnë më shumë. Asnjëherë nuk e di se çfarë do të marësh. Njerëzit e lindur në këtë shenjë janë të pavarur dhe njëkohësisht të butë dhe të fortë. Mund të jesh në një lidhje me Gaforren pasi je e tërhequr nga egërsia e tyre. Gaforrja është një natyrë e lirë dhe nuk vjen pa një kosto: janë të paqëndrueshëm. Është e vështirë të të lërë të kuptosh nëse ka rënë në dashuri me ty.

LUANI/ Sharmi
Nëse asnjëherë nuk kë takuar një Luan, mbaje si paralajmërim,ai do të të dijë si të të zhveshë vetëm me mendje. Njerëzit e lindur në këtë shenjë gjithmonë shpërndajnë energji të mira dhe ngrohtësi. Janë magnetë natyralë. Ata kanë pak ego, dhe kjo ego i ndihmon në zhvillimin vetjak.

VIRGJËRESHA/Inteligjenca
Nëse të pëlqen një mendje e zgjuar, gjithmonë shko pas një Virgjëreshe. Nuk ka gjë më sexy se një mashkull që di të këshillojë. Në shtrat apo në rrugë, njerëzit e lindur në këtë shenjë dinë si të zgjidhin çdo problem. Do të të impresionojnë me shumë dije dhe informacione. Ju pëlqen të marin problemet si sfida dhe gjithmoën përveshin mëngët për të zgjidhur këto probleme. Do të përpiqen shpesh tju fusin në lojën e tyre. Nuk kanë frikë nga sfidat, dhe janë shumë besnikë. Do të luftojnë për ata që duan.

PESHORJA/ Janë shumë të ndjeshëm
Nëse dëshiron dikë me të cilin të diskutosh thellësitë e shpirtit, kërkojë këtë tek Peshorja. Njerëzit e lindur në këtë shenjë, kanë tendencën të jenë shumë sensitivë, dhe do të marin kohën për tju njohur edhe nëse ju jeni tepër misterioz. Nuk nxitohen, dhe dëshirojnë të kenë çdo situatë në kontroll. Një Peshore nuk do të jetë aty për ty në momentin që ju duhet, por do të jetë aty për një zgjidhje emocionale të problemit.

AKREPI/ Misteri
Njerëzit lindur në shenjën e Akrepit mund të jenë të errët. Janë perfektë për njerëzit që kërkojnë lidhje të komplikuara me ulje dhe ngritje të shumta. Të jetosh jetën e tyre me ekstreme është tunduese, pasi kur është mirë është më mirë se duhet. Si shumë nga njerëzit me një anë të errët, ata ju tërheqin fort dhe krijojnë një tornado me emocione dhe drama. Kjo mund të jetë tërheqëse për pak kohë, por mund ta gjesh veten të trembur nga personi që do.

SHIGJETARI/ Mirësia
Nëse tërhiqesh nga natyra xhentile e njerëzve, kërko një Shigjetar. Njerëzit e lindur në këtë shenjë do tju zbusin me dashuri dhe nuk do të kenë frikë të hapen ndaj teje. Njëkohësisht, Shigjetari njihet si shenja që nxjerr në pah konfidencën tek njerëzit. Nëse pretendon të gënjesh një Shigjetar, prit që mos të të falë ndonjëherë. Kërkojnë gjithmonë sinqeritetin.

BRICJAPI/ Qetësia
Nëse po kërkon qetësi nga ajo që të relaxon, kërko një bricjap. Njerëzit e lindur në këtë shenjë kanë një natyrë stoike dhe kanë besim në vetvete. Nuk do të hapen shpejt me ty, dhe buzët e tyre të mbyllura do i bëjnë njerëzit të pyesin veten shpesh për ta. Ka gjë më sexy se qetësia? Meshkujt Bricjap janë pasionantë kur shkojnë pas diçkaje që duan.

UJORI/ Energjia
Njerëzit e kësaj shenje janë tepër energjikë. Gjithmonë dëshirojnë të jenë ndryshe, por sa herë nuk përpiqen të jenë diçka tjetër, janë më të mirët e mundshëm. Kanë maninë të kërkojnë shumë nga të tjerët, dhe kjo do të bëjë që të hyjnë në çdo cep të shpirtit tuaj. Kanë mënyrën e tyre si e shohin jetën dhe njerëzit që duan.

PESHQIT/Fleksibiliteti
Ne biseda apo midis çarçafëve, peshqit kanë tendencën të jenë fleksibël. Njihen si shenjë emocionale, dhe jo naive. Por mos konfuzoni naivitetin e tyre për pafajësi. Kanë shpirt të vjetër, dhe zgjuarsia e tyre duhet parë shumë herë, sidoqoftë, nëse janë të kërcënuar: do të sulmojnë. Nuk kanë probleme me qëndrimin prapa skenave, nuk do të lënë njerëzit të ecin mbi ta. Janë shenjë që kërkojnë besnikëri.