Raporti: 100 mln Usd dëm nga kompanitë shtetërore dhe investimet e huaja

Afërsisht 10 miliardë lekë, apo rreth 100 milionë dollarë, është dëmi ekonomik i konstatuar për vitin 2018 nga shoqëritë në pronësi të shtetit dhe investimet me fonde të huaja.

TV Scan ka zbardhur një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit për rezultatet e auditimeve të kryera në këto dy sektorë për vitin 2018, që mban datën 30 janar. Në të paraqiten rezultatet e kontrolleve të Departamentit të Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja për vitin 2018.

Auditimet e kryera gjate vitit 2018 janë kryesisht auditime përputhshmërie, ligjshmërie dhe rregullshmërie, si dhe auditime financiar. Masa për shpërblim dëmit ekonomik, eliminimin shpenzimet jo në përputhje me parimet e ekonomicitetit, eficiencës dhe efektivitetit, te ardhura te munguara janë në shumën gjithsej 10,2 miliardë lekë, nga te cilat shuma 6,7 miliardë i përket dëmit ekonomik dhe 3,5 miliardë për efektin negativ financiar ose shpenzime jo ne përputhje me ligjet.

Sipas fushave te auditimit përkatëse konstatohet dëmi ekonomik: Në Shoqëritë Publike në vlerën 6,7 miliardë lekë dhe në Projektet me Financime të Huaja në vlerën 62 milionë lekë.Në raport theksohet se KLSH i është drejtuar prokurorisë me 4 kallëzime penale, për 5 drejtues apo administratorë të shoqërive dhe 4 indicie për kallëzim penal.