Braimllari: ”Dosja 339”, Rama është peng i pazareve të krimit

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, thotë se ”dosja 339” është makth i kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në facebook, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, thotë se pas raportit të VOA-s, doli qartë se Kryeministër është i lidhur me krimin e organizuar dhe e ka përdorur gjerësisht në fushatë duke i dhënë mbështetje shtetërore në këmbim të votave.

”Kjo skemë kriminale është përdorur në çdo qark të vendit sepse ishte mënyra e vetme që Edi Rama të kompensonte konsumin e tij politik dhe varfërinë që qeveria e tij i ka shkaktuar shqiptarëve”,-shkruan Braimllari.

Më tej ai nënvizon se Rama është peng i pazareve të Krimit. ”Shqipëria nuk meriton një kryeministër i cili bën pazare me krimin e organizuar ndaj të bëhemi të gjithë bashkë me 16 shkurt të çlirojmë vendin nga Edi Rama”.

Postimi i plotë

Kjo dosje e ka detyruar këtë kryeministër të bëjë si klloun si palaço, si viktimë para shqiptarëve vetëm për të hequr vëmendjen nga lidhja e tij me krimin e organizuar dhe përdorja në fushatë.

U vërtetua publikisht ajo çka ne kemi thënë prej kohësh që ky Kryeministër është i lidhur me krimin e organizuar dhe e ka përdorur gjerësisht në fushatë duke i dhënë mbështetje shtetërore në këmbim të votave. Kjo skemë kriminale është përdorur në çdo qark të vendit sepse ishte mënyra e vetme që Edi Rama të kompensonte konsumin e tij politik dhe varfërinë që qeveria e tij i ka shkaktuar shqiptarëve.

Vënia e gjithë institucioneve shtetërore në shërbim të krimit të organizuar tregon qartë degradimin e një kryeministri i cili tani është peng i pazareve të Krimit. Shqipëria nuk meriton një kryeministër i cili bën pazare me krimin e organizuar ndaj të bëhemi të gjithë bashkë me 16 shkurt të çlirojmë vendin nga Edi Rama.

R.Sh /Koha Jonë/