Neymar mungon 10 javë, prapa fshihet “mallkimi” i motrës Rafaela

Neymar ka pësuar një dëmtim serioz dhe pritet të mungojë për të paktën 10 javë.

Mediat angleze kanë bërë një investigim shumë “pikant”, duke u kthyer pas në historinë e dëmtimeve apo mungesave që kanë prekur Neymarin së fundmi.

Ajo që bie në sy është se prej pesë vitesh, rastësi apo jo, lojtari më i shtrenjtë i historisë së futbollit, është gjithmonë ose i dëmtuar, ose i skualifikuar (ka apo jo ndeshje) për datën 11 mars.

Kjo datë përkon me ditëlindjen e motrës së tij, Rafaela, e cila sivjet feston 23- vjetorin e saj.

Në vitin 2015 dhe 2016, kur ishte pjesë e Barcelonës, ai rastësisht ka qenë i skualifikuar për ndeshjet e radhës që mund të përkonin me datën 11 mars dhe ai nuk ka munguar asnjëherë në festën që Rafaela organizon.

Madje shpeshherë edhe me doza të mëdha kritike, duke parë shthurjen e futbollistit në këtë event familjar.

Ndërsa si për çudi, në vitin 2017 dhe 2018 ai ka rezultuar i dëmtuar, ashtu sikurse edhe sivjet.

Dhe nëse e gjitha kjo nuk do të mund të quhet një rastësi, atëherë ndoshta mund të jetë një mallkim për Neymarin, i cili deri tani e ka të sigurt mungesën për PSG-në, në dy ndeshjet e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve, që skuadra e tij do të luajë kundër Mançester Junajtid.