Përgjimet e VOA-s, PDIU: Rama i palegjitimuar për të qeverisur, duhet të zhduket

Përgjimet e publikuara pak minuta më parë, ashtu sicc pritej kanë nisur të shkaktojnë reagime nga forcat politike shqiptare.

Një reagim i ashpër vjen nga Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda, e cila teksa publikon lajmin e “Zërit të Amerikës”, e cilëson Edi Ramën si të palegjitimuar për të qeverisur vendin dhe për këtë arsye thotë, Doda, ai duhet të largohet.

“Ja pse nuk ke asnjë pikë legjitimitet e duhet të zhdukesh…”- thekson Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda në reagimin e saj. /K.J