Ky është hoteli me formën më të pazakontë që keni parë ndonjëherë

Me afrimin e ditës së Shën Valentinit, çiftet kanë filluar të mendojnë sesi ta bëjnë sa më të veçantë të jetë e mundur ditën e të të dashuruarve.

Dhe, nëse kësaj radhe keni menduar që të bëni diçka komplet ndryshe, ka plot vende aspak normale rreth e qark botës, por një hotel në formën e anusit është në krye të listës.

Edhe pse duket si ndonjë shaka, kjo këtu në fakt është një dhomë hoteli ku ju mund të kaloni natën.

E quajtur, CasAnus, ndërtesa në formën e sistemit tretës së njeriut e ka transformuar pjeësn e zorrës së trashë në një dhomë funksionale me të gjitha gjërat e nevojshme për një qëndrim të rehatshëm.

Hoteli me formën e çuditshme ndodhet në Verbeke Foundation Art Park, Belgjikë dhe është bërë nga dizajnuesi holandez Joep van Lieshout.