Gola dhe spektakël, Fiorentina po fiton bindshëm ndaj Romës në Kupë (VIDEO)

Fiorentina dhe Roma po dhurojnë një ndeshje spektakolare në çerekfinalen e Kupës së Italisë. Vjollcët janë duke fituar në shifrat 3-1, teksa jemi në startin e fraksionit të dytë.

Skuadra e Piolit në fraksionin e parë është gjetur në avantazh të dyfishtë me dy gola shumë të bukur të Chiesa-s, i cili është shfaqur vrastar përballë portës. Në minutën e 28-të, Kolarov ngushtoi diferencën me një gol spektakolar në hyrje të zonës.

5 minuta më pas, Muriel realizoi edhe golin e tretë për Fiorentinën, duke i dhënë për momentin një avantazh të rëndësishëm. /Koha Jone/