Neymar drejt operimit pas dëmtimit, mjeku francez: Me operacion, mbyll sezonin

Lajme aspak të mira nga dëmtimi i Neymar Junior. Dëmtimi i pësuar në fitoren 2-0 në Kupë me Strasbourgun ka rezultuar i rëndë dhe riaftësimi i plotë do të kërkojë deri në tre muaj kohë. Sulmuesi mund të kthehet në dispozicion të Thomas Tuchel-it në muajin mars ose prill.

L’equipe” shkruan se Neymar me shumë mundësi do të operohet sërish në këmbë, pasi ka dëmtuar kockat e gishtit të pestë të këmbës së djathtë. Të paktën kështu mendojnë te klubi parizien. Neymar pas dëmtimit postoi një mesazh në rrjetet sociale ku shkruante: “1% mundësi dhe 99%. U realizoftë vullneti yt, Zoti im!”.

Por duket se lutjet e Neymar nuk do të kryejnë punë, sipas të gjitha gjasave do të duhet sërish të operohet. Jean-Pierre Paclet, një ish- doktor i Francës, ka thënë se një operacion i mundshëm do të mbyllte sezonin për brazilianin. /R.LikaKoha Jone/