Ish-banorja e “Big Brother” merr propozimin për martesë live në emision

Ish-konkurrentja e “Big Brother 9”, Gerta Shino, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të na informuar me të rejat nga jeta e saj personale dhe jo vetëm.

Gerta tregoi se periudha pas daljes nga shtëpia e Big Brother ishte e vështirë për të, por në të njëjtën kohë e lidhi më shumë me Florentin, të dashurin e saj aktual.

Gerta dhe Florenti kanë nisur një romancë kohë më parë dhe nuk kanë hezituar ta bëjnë publike në rrjetet sociale.

Gjatë emisionit ish-banorja e “Big Brother”, Gerta Shino, mori propozimin nga partneri, me të cilin bashkëjeton prej disa vitesh në Norvegji.

Teksa ecte në mes të borës, Florenti dëgjohet të thotë:

“Thjesht për të treguar që më mungon shumë. Dhe që të dua shumë, shumë. Dhe që të vish sa më shpejt te shtëpia, se duhet të martohemi”.

ImageImageImage