Dëmtimi i Neymar, trajneri i PSG-së jep lajmin e hidhur për fubollistin

Pas dëmtimit që ka pësuar në këmbë në përballjen e PSG-së me Strasbourgun javën e kaluar, i ka kushtuar Neymarit një mungesë të gjatë në ndeshjet që do të zhvillojë ekipi i tij.

Mediat sportive kanë shkruajtur se ylli Brazilian mund të rikthehet në formacion në fund të marsit.

Sipas L’Equipe, braziliani mund të jetë jashtë për dy muaj, që do të thotë se ai do të humbasë dy ndeshjet e PSG-së në Ligën e Kampionëve kundër Manchester United dhe 12 ndeshje të tjera në ligë dhe kupë.

Trajneri i PSG, Thomas Tuchel ka thënë ndër të tjera: “Do të jetë shumë vështirë që ai të përballet me United. Siç shpjegova dje, është ende herët për të ditur kohën e rikthimit të tij”.

Ndërkohë trajneri i Brazilit Tite po ashtu ka udhëtuar në Paris për të parë gjendjen e futbollistit të tij të Kombëtares.

“Shëndeti i Neymar nuk bën të diskutohet. Unë mund ta humbas punën por nuk mund të rri pa e telefonuar kur ai është i lënduar”, – mësohet të ketë thënë Titte.