Kompensimi i prodhimeve bujqësore, PAA 4 kërkesa Ministrisë

Partia Agrare Ambientaliste i ka dërguar një letër Minsitrisë së Financave në lidhje me ndryshimet ligjore të TVSH për produktet bujqësore. Përmes një postimi në Facebook, kreu i kësaj force politike, Agron Duka është shprehur se  ndryshimi i normës së kompensimit të prodhuesve bujqësor nga 20 në 6%, do të ketë pasoja katastrofike për këtë sektor.

Në letër kërkohet shfuqizimi i nenit 4 për ligjin “për tatimin mbi vlerën e shtuar”.

“Të dashur miq. Në përmbushje të angazhimit tonë kundrejt grumbulluesve të fruta-perimeve, eksportuesve, tregtarëve me shumicë, agropërpunues dhe grupeve të interesit të dëmtuara nga ndryshimet ligjore të TVSH-së të produkteve bujqësore, po ju njohim me kërkesat e formuluara gjatë takimit të 25 janarit të drejtuara ndaj Znj. Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë. Sikurse kemi paralajmëruar, ndryshimi i normës së kompensimit të prodhuesve bujqësor nga 20 në 6%, do të ketë pasoja katastrofike për këtë sektor, prandaj kërkohet një reagim i shpejtë dhe efikas nga institucionet shtetërore”- shkruan Duka.