Ngrihen kontratat jo operative të ndërtimeve të Hidrocentraleve

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka deklaruar se do të ngrihen të gjitha kontratat e HEC-eve që nuk janë operative. Balluku u shpreh në një deklaratë për mediat se momentalisht vetëm 96 kontrata janë operative.

“Vetëm 96 kontrata për HEC-et të dhëna në vend janë operative. Jam këtu për të njoftuar nisjen e një procesi skanimi për dokumentacionin e çdo subjekti të licensuar”, deklaroi më tej Balluku.

Balluku u shpreh më tej se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës do të bashkëpunojë me atë të Mjedisit, për të mos lejuar përsëritjen e situatave të këtij lloji. Ajo tha se sëbashku me ministrin Blendi Klosi do të trajtohet edhe rasti i Gramshit, me synimin për të zhvilluar një platformë diskutimi me banorët.

Sikurse u bë e ditur pak ditë më parë, një HEC-e është planifikuar për t’u ndërtuar në Kanionin e Holtës. Për zbatimin e vendimit është ngarkuar Agjencia e Zhvillimit të Territorit në bashkëpunim me Ministrinë e Energjitikës.

ERTV Live😊: Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaratë për mediat

Publiée par Ministria e Infrastruktures dhe Energjise sur Jeudi 24 janvier 2019